Gruaja e ‘Katanës’: Kur ta nie zanin tan, dek me kon çohna n’kam’
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit të Kosovës, Agim Ramadani, ka kujtuar kohën kur këndonin se bashku me “Kat anën”.
Ajo ka thënë se të gjitha instrumentet muzikore dhe mjetet e punës të “Katanës” kanë mbetur të paprekura.
“Kur ta nie zanin tan, dek me kon çohna n’kam’ . Sa herë bashkë kemi kënduar këtë këngë e vrik jemi ngritur në këmbë duke bërë shaka, cili u ngrit më shpejtë!!! Që 21 vjet në heshtje të thërras e të pres të ngrihesh bashkë me mua! Më mungon buzëqeshja jote, shiqimi i thellë e fjala e ëmbël që ma bënte ditën të lumtur! Kitara jote, çiftelia, fyelli e kavaleti i pikturave kanë mbetur të paprekura! Ngjyrat janë tha e vyshkur bashkë me mua, se gjallërinë me vete e more! E din Agim, unë kam besuar se dashuria ime është më e fortë se vdekja e gjithsesi do të nxjerrë nga thonjtë e saj dhe ende nuk dorëzohem, shpresoj se e kam këtë forcë!”, ka thënë Shukrije Ramadani.