Gruaja e lindur pa krahë bëhet pilotja e parë e licencuar! (Video)

23 maj 2019 | 14:23

Jessica Cox, 36 vjeçe, nga Phoenix, Arizona, ka lindur pa krahë pasi vuante nga një sindromë e njohur si “amelia” e cila nuk lejon zhvillimin e gjymtyrëve të sipërme.

Kjo sëmundje është aq e rrallë sa nuk dihet se sa njerëz mund të jenë të prekur në ShBA. Megjithatë kjo gjë nuk e ka penguar që të trajnohej për të fluturuar duke përdorur këmbët në vend të duarve.

Cox është certifikuar në tetor të vitit 2008 nga Administrata Federale e Aviacionit për të fluturuar me një “Ercoupe”, një avion të lehtë me një motor të vetëm.

Ajo i ka përdorur këmbët edhe për të luajtur piano, për të ngarë një makinë, për të ushtruar taekwondo apo për të qenë edhe një zhytëse e certifikuar.

Mjekët asnjëherë nuk e kanë evidentuar as në ekot e shtatzënisë të së ëmës se Jessica kishte një problem me gjymtyrët e saj.

Shumica e atyre fëmijëve që lindin me këtë sindromë, nuk arrijnë që të jetojnë pasi kanë edhe probleme të tjera të zhvillimit.

Gjatë gjithë këtyre viteve ajo është përpjekur që të jetojë si gjithë të tjerët, ndonëse është përballur me paragjykime të shumta për mangësinë e saj fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të tregojë trupin e…