Gruaja e Nasim Haradinajt: S’pritet drejtësi nga Gjykata Speciale e cila merret me thashethemet e rrjeteve sociale
13 tetor 2023
| 21:52
Gruaja e Nasim Haradinajt, Gjejlone Haradinaj ka thënë se bashkëshorti i saj nuk është liruar nga Gjykata Speciale.
Në një postim në “Facebook”, ajo ka thënë se lajmi është konfirmuar nga avokati i Haradinajt.
Ajo ka theksuar se s’pritet drejtësi nga Gjykata Speciale e cila merret me thashethemet e rrjeteve sociale.
“Dje e morëm lajmin nga avokati se Nasimin s’e kanë lirue. S’pritet drejtësi nga gjykata që merret me thashethemet e rrjeteve sociale. Sa i qetë dhe krenar ishte kur folem në telefon. Asnjë padrejtësi nuk ia arriti më të mposhtë. Kjo me jep edhe mua forcë dhe durim. Je krenaria jonë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.