Gruaja e Navalny flet në Mynih: Nëse është e vërtetë që Alexey ka vdekur, Putini ta dijë se do të mbajë përgjegjësi
Gruaja e Alexei Navalny, Julia, sapo ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih që është duke u mbajtur pas raportimit se burri i saj vdiq në burg.
Ajo ka folur me emocione për vendimin që duhet të marrë nëse do të qëndrojë në Mynih dhe të flasë në skenë apo të kthehet menjëherë te fëmijët e saj.
Ajo ka vendosur të bënte atë që do të kishte bërë i shoqi, vendosi të fliste në konferencë, raporton “The Guardian”
Ajo ka thënë se nuk e dinte nëse duhet t’i besohet lajmit të tmerrshëm, por tha se Vladimir Putin është “personalisht përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po i bëjnë vendit tim”.
Julia ka thënë se lajmi kishte ardhur vetëm nga burime të qeverisë ruse, duke shtuar: “për shumë vite nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së Putinit. Ata gjithmonë gënjejnë”.
Por ajo ka thënë: “Nëse kjo është e vërtetë, dua që Putini dhe të gjithë rreth i tij të dinë se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që i kanë bërë vendit tonë, familjes sime. Dhe kjo ditë do të ndodhë shumë shpejt”.
Julia Navalny i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet dhe të ndëshkojë “këtë regjim të tmerrshëm” në Rusi.