Gruaja e Netanyahut pranon fajësinë e keqpërdorimit të fondeve për ushqime
Bashkëshortja e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Sara Netanyahu, ka pranuar se ka keqpërdorur fondet e shtetit dhe është e detyruar të paguaj 15 000 dollarë.
Ajo akuzohet për keqpërdorimin e më shume se 100 mijë dollarëve për ushqime në restaurante të ndryshme, duke deklaruar rrejshëm se rezidenca e kryeministrit nuk ofron ushqim.
Netanyahu është akuzuar vitin e kaluar për mashtrim. Avokati i saj kishte thënë se rasti nuk ka të bëjë asgjë me të, por vetëm është tentim i rrëzimit nga pushteti të kryeministrit Netanyahu.
Pas marrëveshjes juridike, ajo do të hyjë në listën e personave që kryejnë vepra kriminale.
Prokurori Erez Padan, ka thënë se Prokuroria kishte marrë rastin me kujdes që çoi në një “marrëveshje të balancuar dhe të drejtë mbi pranimin e fajësisë”.
Ai ka theksuar se ky kompromis ka eliminuar thirrjen e 80 dëshmitarëve në gjykatë.
Vitin e kaluar, avokatët e saj kishin deklaruar se Netanyahu nuk ka qenë në dijeni me procedurat e ushqimit jashtë rezidencës dhe se ushqimet janë porositur nga menaxheri i rezidencës.
Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu është duke u përballur me një betejë ligjore.
Prokurori general i Izraelit e ka njoftuar kryeministrin në muajin shkurt se ai do të përballet me akuzat për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me tri raste.
Seanca përfundimtare ku pritet të marrë pjesë kryeministri është caktuar në tetor. Netanyahu nuk ka pranuar asnjë nga akuzat.