Gruaja e parë myslimane drejt Kongresit amerikan
Ish ligjvënësja demokrate në shtetin e Miçiganit, Rashida Tlaib, ka mundur pesë sfidues në distriktin 13 të atij shteti në zgjedhjet paraprake për Kongresin amerikan.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, i cili ka ndjekur nga afër fushatën e saj, zonja Tlaib bëhet gruaja e parë myslimane që do të shërbejë në Kongresin amerikan.
Ahlam Jbara jeton në Çikago të Illinoit, 6 orë larg Detroitit, që do të thotë se nuk mund të votojë në zgjedhjet paraprake shtetërore. Por gara për Kongresin amerikan në distriktin 13 të Miçiganit ishte shumë e rëndësishme dhe personale për të. Ndaj ajo udhëtoi gjashtë orë me makinë për të dalë vullnetare për fushatën e Rashida Tlaib në ditën e zgjedhjeve. “Si myslimane amerikane, si arabo-amerikane si palestinezoamerikane, unë jam ajo, ajo është unë”, ka deklarua Tlaib.
Fushata e zonjës Tlaib për Kongres, ka implikime historike dhe mbarëkombëtare, kryesisht për gratë myslimane amerikane, që shohin fitoren e saj si një mundësi për të ardhmen.