Gruaja e presidentit përgatit pije me 11 përbërës
Edhe pse Melania kujdeset për dukjen e saj, thekson se nuk shkon në ekstrem: “Jetoj jetë të shëndetshme, kujdesem për lëkurën time dhe trupin tim, mirëpo në asgjë nuk e teproj”.
Thotë që për linjën e saj të trupit meritë ka pija me të cilën e fillon çdo mëngjes, transmeton Telegrafi.
Smoothie nga përbërësit e preferuar i japin energji të mjaftueshme për gjithë ditën dhe e mbajnë shumë gjatë të ngopur.
Kjo pije është e shkëlqyeshme në kontrollimin e apetitit, por edhe në nxitjen e procesit të humbjes së peshës, për shkak të këtyre përbërëseve.
Veç kësaj, kurdo që ka nevojë për ëmbëlsira dhe ndien sulm të urisë, ajo e bën këtë pije.
“Kur ndiej nevojën për ëmbëlsira, unë e bëj këtë pije dhe pastaj ajo dëshirë kalon. Kur është fjala për këto situata, kanë dobi të pabesueshme”, ka thënë Melania.
Kështu duket receta për smoothie në të cilën betohet Melania Trump:
Përbërësit:
– spinaq të freskët;
– selino;
– karota;
– boronica;
– mollë;
– domate të kulluar;
– limon të kulluar;
– jogurt me pak yndyrë;
– disa pika vaj ulliri;
– fara chia;
– vitaminë D në pika.
Të gjithë përbërësit i vë në blender derisa të krijohet tretja e njëjtë dhe pija është e gatshme për konsumim.