Gruaja e presidentit ukrainas takon Vuçiqin në Beograd
Po ngrohen marrëdhëniet e mikes së Rusisë, Serbisë me Ukrainën? Beogradi ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, por refuzon të vendosë sanksionet kundër Moskës, siç i ka vendosur perëndimi.
Gruaja e presidentit ukrainas, Zelenska, e cila qëndroi në Beograd vizitoi një bibliotekë dhe kalanë e Beogradit, ajo shkroi në Instagram, se ndodhet në kontakt prej vitesh edhe me gruan e presidentit serb, Tamara Vuçiq. Në Serbi qëndroi edhe Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba për herë të parë që nga fillimi i luftës. Ai u takua të hënën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Vuçeviq dhe politikanë të tjerë të lartë. Kryeministri serb tha, se Serbia angazhohet për “respektimin e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial nga të gjitha shtetet e OKB-së përfshirë edhe Ukrainën”.