Gruaja e tradhtonte me një kalorës, trajneri i kalërimit vret veten
19 prill 2019
| 15:18
Një trajner i kalërimit vrau veten pasi dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje me një kalorës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Richard Woollacott, i cili trajnoi edhe fitues të kësaj gare, hulumtoi faqet e vetëvrasjes para se të varte veten në oborrin e tij.
Dhe siç ka thënë motra e tij më e vogël Marie gjatë një seance gjyqësore ai “kishte vështirësi në marrëdhëniet” me gruan Kayley.
“Në vitin 2017 Kayley formoi një lloj marrëdhënieje me një kalorës”.
Marie tha se Richard, 40 vjeç, kishte parë “mesazhe të seksualizuara”, duke shtuar se më pas ai zbuloi tekste të mëtejshme dhe u ndie i “poshtëruar”.
Ai u gjet i vdekur në një hambar në South Molton, Devon, në janar të vitit të kaluar.