Gruaja e ushtarit rus: Vladimir Vladimiroviç, ma kthe burrin nga Ukraina!

21 janar 2024 | 09:33

Gruaja e një ushtari rus gjatë të shtunës ka patur një apel për rikthimin e bashkëshortit nga Ukraina, kërkesë kjo e bërë në shtabin zgjedhor të presidentit rus Vladimir Putin, veprim ky që cilësohet si shkelje në vendin ku ndalohet të flitet haptazi dhe kritikohet agresioni rus në Ukrainë.

“Vladimir Vladimiroviç Putin ka lëshuar dekretin se bashkëshorti im duhet të jetë atje (në Ukrainë). Më intereson të di se kur do të lëshohet dekreti që burri im të kthehet në shtëpi”, tha Maria Andreyeva, transmeton Telegrafi.

Ajo filloi një konfrontim verbal me pjesëtarët e grupit të Putinit, ku një grua i tha se ushtarët rusë janë dërguar në Ukrainë “për ta mbrojtur vatanin” dhe se ajo po lutet për ta.

“Çfarë tutje? Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar të gjitha paratë, tani duhet nxjerrë gjithçka nga djemtë tanë”, tha Andreyeva.

“Çfarë do të fitojë, njeriu pa këmbë, dorë, njeri të sëmurë? A nuk e dini se çfarë po ndodhë atje”, shtoi ajo.

Përplasja verbale gjatë vizitës në kampin zgjedhor të një delegacioni të vogël të njerëzve të Putinit.

E aty u shfaq gruaja e ushtarit që udhëheq organizatën “rrugës për shtëpi”, që kërkon rikthimin e tyre nga fronti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr shpërtheu në terminalin e prodhuesit të pavarur rus…