Gruaja e Valon Behramit fiton medaljen e bronztë olimpike
07 shkurt 2022
| 13:03
Lara Gutt Behrami ka fituar medaljen e bronztë në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Skitarja zvicerane është bashkëshortja e futbollistit me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami. Në këtë disiplinë garoi sot edhe skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, për të cilën Gutt Behrami është idhull i saj.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Gutt Behramit, e cila vlerësohet favorite për të fituar medalje edhe në disiplina tjera të skijimit alpin.