Gruaja e vëllait të Armend Mujës aderon në Partinë e Drejtësisë, kandidon për asambliste

14 gusht 2021 | 21:14

Një aderim i papritur ka ndodhur sot në Mitrovicë, pasi që kunata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, i është bashkuar Partisë së Drejtësisë.

Njoftimin për kandidimin e saj në kuadër të listës së Partisë së Drejtësisë, e ka dhënë kryetari i kësaj parti në Mitrovicë, Vesel Neziri, raporton Veriu.info.

“Listës për asamble komunale në Mitrovicë, nga radhet e Partisë së Drejtësisë i bashkohet edhe znj Adelina Muja. Vazhdojmë së bashku drejt fitorës.”, ka shkruar Vesel Neziri.

Ndryshe, para disa ditësh vëllau i Armend Mujës, Gazmendi kishte aplikuar për të marrë kandidaturën për asambleist komunal, por aplikacioni i tij ishte refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Veriu.info

Tash duket se në shenjë hakmarrje, ai ka kandiduar gruan e tij për asambleiste nga Partia e Drejtësisë.

Kujtojmë se për Armend Mujën është raportuar vazhdimisht se ka synime të kandidoj për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, por kjo iu pamundësua sot, pasi që partia e Albin Kurtit zyrtarisht nominoi Agim Bahtirin si kandidat për kryetar komune.

Se si do të rrjedhin tash raportet mes Armend Mujës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo mbetet të shihet në ditët vijuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar…