Gruaja e vrarë në Pejë ka punuar në Poliklinikën Stomatologjike
Gruaja e vrarë mëngjesin e sotëm për dy dekada ka punuar si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Kështu thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku theksohet se janë tronditur nga vrasja makabre e Gjyljetë Ukellës.
Policia jep detaje për vrasjen në Pejë, arrestohet i dyshuariGjuajtje me armë në mes dy grupeve në GjakovëNjë person kanoset përmes telefonit nga persona të panjohur, rasti në hetime
Rasti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ky dyshohet se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëtores shëndetësore të stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet në kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizuar personalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë !”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.