Gruaja e Xhakës: Granitin nuk e zë gjumi kur humbet Arsenali
11 gusht 2022
| 15:42
Gruaja e Granit Xhakës, Leonita, ka folur për bashkëshortin e saj në dokumentarin kushtuar skuadrës së Arsenalit “All or Nothing” Sipas saj, mesfushorin nuk e zë gjumi kur skuadra humbet.
“Kur ata humbasin një ndeshje dhe ai kthehet në shtëpi, është vërtetë i mërzitur”, tregon Leonita në dokumentar “All or Nothing”. “Unë përpiqem të flas pak me të dhe t’i them se ndeshja e ardhshme do të shkojë më mirë. Por… ai nuk fle gjumë gjithë natën kur ata humbasin”, ka shtuar ajo. Siç dihet, tashmë kanë filluar të transmetohen epizodat e dokumentarit i cili këtë vit iu dedikua skuadrës së Arsenalit.