Gruaja fatlume, dy muaj më parë fitoi 1 milion dollarë, këtë herë 2 në llotari
Një grua Karolina e Veriut fitoi një çmim prej 1,87 milionë eurove (2 milionë dollarëve) nga një biletë gërvishtëse e lotarisë, vetëm 2 muaj pasi që kishte fituar 936,540 euro (1 milionë dollarë) nga një biletë tjetër e lotarisë.
Kenya Sloan, 41 vjeçare, zyrtarëve të North Carolina Education Lottery u tha se ajo ishte në Esha Food Mart të Shelby kur vendosi që ta blinte biletën Diamond Dazzler 20 dollarëshe për herë të parë.
Sloan pastaj fitoi çmimin prej 1,87 milionë eurove (2 milionë dollarë), raporton UPI, transmeton Telegrafi.
“Unë mbeta disi si e tronditur”, bëri të ditur Sloan, duke shtuar “Unë thjesht ndihem e bekuar. Kjo është gjithçka që mund të them”.
Ajo tha se fitorja u bë edhe më e pabesueshme nga fakti se ajo kishte fituar një çmim prej (1 milionë dollarësh) nga një biletë gërvishtëse e Carolina Jackpot vetëm dy muaj më parë.
“I thashë disa familjarëve dhe as ata nuk mund ta besonin”, tha ajo.
Sloan tha se xhekpoti i saj i parë aktualisht po përdoret për të ndërtuar një shtëpi dhe fitimet e saj të fundit do të shkojnë drejt ëndrrës së saj për të hapur një restorant.