Gruaja gjen kuletën që i kishin vjedhur 31 vjet më parë
Disa punëtorë derisa restauronin një park makinash në Winterthur kanë bërë një zbulim befasues. Në një bosht ventilimi, ata gjetën aksidentalisht një kuletë e cila duket se kishte qëndruar atje për një kohë të gjatë.
Kuleta kishte brenda jo vetëm kartat e kreditit me logot e vjetruara dhe një kartë kursimi, por edhe dy bileta autobusi falas të vlefshme deri në fund të marsit 1988.
Punëtorët i dhanë portofolin policisë së qytetit Winterthur. Më pas u zbulua se kuleta ishte vjedhur në vitin 1988 nga një grua.
Të gjitha sendet e saj personale ishin ende atje, vetëm paratë mungonin. Gjetja e kësaj kulete për gruan ishte si një udhëtim në të kaluarën, sepse shumë foto ishin në të, madje edhe një foto e burrit të saj me të cilin vazhdon ta ndajë jetën.