Gruaja gjendet e vdekur në rezervuar, e vrau nipi i burrit pasi e grabiti

07 janar 2020 | 18:31

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Mallakastër. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në një rezervuar. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se vrasja e gruas të identifikuar si Drita Saliaj, ka ndodhur pas një grabitje në banesën e saj ditën e dielë.

Tre persona e kanë grabitur në banesën e kësaj të fundit, dhe pasi ata kanë vënë re se u pikasën nga zonja e shtëpisë, e kanë marrë me dhunë, e kanë vrarë e më pas e kanë hedhur në rezervuar.

Raportohet se grabitja ka ndodhur ditën e dielë por policia nuk dha asnjë informacion zyrtar fillimisht. 53-vjeçarja banonte e vetme pasi bashkëshortin mësohet se e kishte në emigrim.

Policia ka arrestuar 3 autorët, ku njëri prej tyre është nipi i burrit. “Nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës”,  thuhet në njoftimin e policisë shqiptare./Mapo.al

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në mes të liderit të…