
Gruaja humb dëgjimin vetëm për zërin e meshkujve
15 janar 2019
| 11:05
Një grua në Kinë është diagnostikuar kohët e fundit me një gjendje të rrallë. Ajo arrin të dëgjojë vetëm zërin e femrave dhe jo të meshkujve.
Gruaja nga Xiamen, e identifikuar vetëm si Chen, u zgjua në mëngjes dhe nuk arrinte ta dëgjonte zërin e të dashurit të saj. Ajo u dërgua në spital e Qianpu duke shpresuar se mjekët do të ishin në gjendje ta ndihmonin atë.