Gruaja keqtrajton burrin në Gjakovë, arratiset
09 shkurt 2024
| 09:02
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Gjakovë. Viktimë ishte një burrë.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë me dije se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare – bashkëshortja e tij.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara gjendet në arrati.
Detaje të tjera nuk janë dhënë.