Gruaja lind në restorant, mendonte se ishte në muajin e tretë të shtatzënisë
24 tetor 2018
| 11:05
Një grua që mendonte se ishte në muajin e tretë të shtatzënisë ka lindur në restorant. Gruaja kishte humbje gjaku, të ngjashme me ciklin menstrual deri në muajt e fundit dhe nuk ishte në gjendje ta përcaktonte datën e saktë të mbetjes shtatzënë.
Fatmirësisht, Chiara është mirë dhe peshon 2.8 kg. Ajo ka lindur në çastet që nëna e saj, Sara Pollesel, gjendej në restorantin që e drejtonte së bashku me burrin. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Godega, një provincë në Treviso të Italisë.