Gruaja me 20 gishta këmbe dhe 12 gishta duarsh (Foto)
25 nëntor 2019
| 10:57
Një grua 63-vjeçare, e lindur me 20 gishta këmbësh dhe 12 gishta duarsh, thotë se njerëzit e fshatit e quajnë shtrigë.
Duke mos pasur para për një operim, ajo është e detyruar t’i durojë e të vazhdojë të jetojë me fqinjët përçmues në fshatin Ganxham të Indisë.
Ndonjëherë mërzitet aq shumë sa nuk del fare nga shtëpia. Megjithatë, disa prej fqinjëve janë të mirë dhe vijnë ta vizitojnë duke i shprehur simpatinë.