Gruaja me bukuri magjepsëse e ‘spiunit ukrainas’ akuzohet si terroriste, përballet me 25 vite burg në Rusi
Bashkëshortja e një spiuni të dyshuar që vepronte për llogari të Ukrainës në Rusi po përballet me një dënim prej 25 vitesh pas hekurave në një nga burgjet me masat më të ashpra të sigurisë.
28-vjeçarja me bukuri magjepsëse, Viktoria Shinkaruk, akuzohet se financoi një sulm sabotazhi në Rusi duke vepruar si agjente ukrainase. Rusët pretendojnë se ajo ka hedhur rreth 1000 euro në një kosh mbeturinash të një supermarketi, para që do të përdoreshin nga terroristët që punonin për Kievin.
Shinkaruk mohon akuzat, duke thënë se ajo tërhoqi paratë me kërkesë të burrit të saj dhe fitoi një komision të vogël për këtë. Ajo pretendoi se nuk e dinte se për çfarë do të përdoreshin paratë dhe nuk kishte ndërmend të kryente një krim terrorist.
Shinkaruk pritet të dënohet nga një gjykatë ushtarake në Moskë sipas ligjeve të reja drakoniane të terrorizmit që Rusia ka futur në fuqi.
28-vjeçarja, e cila njihej edhe si influencere me imazhet e postuara në rrjetet sociale, shërbente edhe si inspektore shtetërore në rajonin kufitar me Ukrainën, Belgorod, derisa u pushua nga puna pas arrestimit. Shinkaruk që atëherë është mbajtur në paraburgim në qendrën famëkeqe të paraburgimit në Lefortovo për 22 muaj.
Familja dhe shoqja e saj thonë se ajo po ndiqte udhëzimet e bashkëshortit të saj në transaksionin e parave, por dëshmitë e tyre nuk priten të merren parasysh nga gjykata.
“Unë nuk besoj se ajo mund të bëjë asgjë kundër Rusisë. Ajo është një vajzë shumë e zgjuar, shumë tërheqëse, gjatë gjithë kohës që kemi biseduar nuk e kam dëgjuar kurrë të bëjë ndonjë deklaratë të dyshimtë. Ajo e do vendin tonë”, tha një i afërm i 28-vjeçares.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj Evgeny Kisel është arratisur te të afërmit e tij në Ukrainë nga frika e një dënimi me 10 vjet burg për akuzat për drogë.