Gruaja më e votuar në Komunën e Obiliqit së bashku me Xhafer Gashin zyrtarizojnë kandidaturat për deputetë

22 nëntor 2024 | 22:51

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në Obiliq. Aty nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete nga kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurti.

Përveç Bekteshit, kandidat për deputet nga Obiliqi do të jetë edhe kryetari i kësaj komune, ish-kamandanti i UÇK-së, Xhafer Gashi.

Në një video të publikuar nga momenti i prezantimit të saj nga Abdixhiku, dëgjohen ovacionet e shumta të përkrahësve të LDK-së për Bekteshin, e cila është gruaja më e votuar në Komunën e Obiliqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të rritjes së fundit të Bitcoin, platforma BCH…