Gruaja me temperaturë në 22 dhjetor: Tani mi gjetën antitrupat e Covid-19
“Filloi me një temperaturë pak më të lartë se 37. Ishte 22 dhjetor. Pastaj temperatura nisi të rritej e më shkoi 39. Mora në telefon urgjencën. Ditën tjetër, mjekët më dhanë antibiotikë”. Një 41-vjeçare nga Milano rrëfen se vetëm tani është kuptuar që temperatura e cuditeshme e saj në fundin e vitit të kaluar, ishte në fakt Covid-19.
Testi i antitrupave tani vonë e konfirmoi një gjë të tillë. Ajo rrëfen se simptomat kishin ardhur në përkeqësim, me dhimbje të forta në brinjë e shpinë, kollë të dhunshme e shenja pneumonie. Pavarësisht kontrolleve të njëpasnjëshme, mjekët nuk i vunë dot një diagnozë -të saktë.
Vetëm tani përpara pak ditësh, bëri një test sierologjik, dhe aty u zbardh misteri: 41-vjeçarja kishte zhvilluar antitrupa kundër koronavirusit të ri, që do të thotë se sëmundja e cuditshme e saj, në fakt nuk kishte qene gjë tjetër vecse Covid-19.
Që prej atëherë, gruaja nuk ka pasur më asnjë problem dhe aktualisht nuk rezulton e prekur. Kjo do të thotë sipas mediave vendase, se 41-vjeçarja me shumë gjasë është infektuar pikërisht në Milano që në fundin e dhjetorit, kur mendohej gjerësisht se sëmundja ishte ende shumë larg dhe konsiderohej e kufizuar në Kinë./gazetashqip/