
Gruaja në Ferizaj lajmëron policinë: Jam dhunuar që 3 vjet nga një burrë
07 qershor 2023
| 13:57
Një rast i dhunimit është hapur në Policinë e Ferizajt. Një grua në këtë komunë ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore. Nuk raportohet për të arrestuar.