Gruaja në Indi kërkon divorc: S’kam nevojë për një burrë që pajtohet me mua për gjithçka
02 shtator 2020
| 11:07
Një grua nga India kohët e fundit bëri kërkesë për divorc në një gjykatë, pasi burri i saj e do atë shumë, raporton “Oddity Central”.
Gruaja e paidentifikuar nga Sambhal, shteti federal Uttar Pradesh, kohët e fundit bëri thirrje në një gjykatë të sheriatit për të kërkuar një divorc nga burri i saj me të cilin ajo është martuar për 18 muaj.
E pyetur për ta shpjeguar kërkesën e saj, gruaja tha se burri i saj e do atë shumë dhe kurrë nuk është grindur me të dhe se ajo nuk mund ta pranojë atë.