
Gruaja në Prishtinë e rrah burrin, 39-vjeçari kërkon ndihmë nga policia
Telashet në familje nuk kanë të ndalur. Çdo ditë në polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë me dhunë fizike e psikike.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë.
Këtë herë një burrë kërkoi ndihmën e policisë, duke e denoncuar për dhunë bashkëshorten me të cilën është në prag divorci.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë psikike pas disa mosmarrëveshjeve, e më pas dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht.
Bazuare në informacionet e para, e dyshuara ka dalë më pas nga banesa, por burri vendosi ta raportojë në polici.
Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.