Gruaja në Prishtinë sulmohet fizikisht nga burri dhe vjehrri
24 dhjetor 2023
| 08:57
Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 23.12.2023-10:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.”