Gruaja në Rahovec raporton për dhunë të vazhdueshme nga burri

02 janar 2023 | 10:04

Një grua në Rahovec ka raportuar se ka pasur dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, i cili është duke punuar përkohësisht jashtë vendit.

Ajo ka deklaruar se burri i ka kërkuar asaj që ta lëshojë shtëpinë.

Për shkaqe sigurie ajo është larguar nga shtëpia e burrit dhe ka shkuar të babai i saj.

“DHUNË NË FAMILJE | Rahovec 01.01.2023 – 09:45. Ankuesja femër kosovare ka lajmëruar se ka pasur dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është me punë të përkohshme jasht vendit. Ankuesja deklaron se i dyshuari nëpër mes telefoni i kishte kërkuar qe ta lëshoj shtëpinë. Për shkaqe sigurie viktima është larguar nga shtëpia e burrit dhe për momentin ndodhet te prindi i saj. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se përkushtimi…