Gruaja në Suharekë bëhet për spital nga një grua tjetër
04 shtator 2022
| 10:10
Një grua në Suharekë ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar.
Lëndimet ajo i mori pasi u sulmua fizikisht nga një grua e panjohur pas një mosmarrëveshjeje që kishin.
Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Suharekë 03.09.2022 – 10:50. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në një lokal e cila për shkak të një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i gjinisë femërore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori.