Gruaja nga Ferizaj e denoncon burrin në Polici, ai e mbyll në dhomë
22 dhjetor 2023
| 19:20
Një grua nga Ferizaj ka denoncouar në Polici bashkëshortin me të cilin është e martuar qe 11 vjet.
Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në këto vjet ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematikisht nga burri, por nuk e kishte raportuar asnjëherë në Polici.
Rasti i fundit e shtyu atë të kërkojë ndihmë, me ç’rast ajo vendosi të largohej nga shtëpia, por i dyshuari e ka mbyllur në dhomë, duke mos e lënë të largohet.
Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku është përballur me denoncimin kundër tij.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.