Gruaja nga India rrahet për pesë orë, deshi të martohej me djalin që e donte
Një grua në Indi u lidh për peme për pesë orë dhe u rrah, pasi kishte ikur me të dashurin e saj hindus për t’u martuar.
Çifti indian kishte ikur për t’u martuar, por familja e vajzës e kishte gjetur dhe kështu pasoi dënimi.
Familja e saj, e cila e kishte ndaluar marrëdhënien, arriti ta gjejë atë pasi kishte kontaktuar të dashurin e saj, transmeton Indeksonline.
Këshilli i fshatit urdhëroi që 19-vjeçarja myslimane të dënohej për sjelljen e siç e quanin ata ‘çnderimit’ të fshatit.
Gruaja muslimane ishte takuar me të dashurin e saj hindus për më shumë se 18 muaj dhe u tha gazetarëve se ajo ishte “e gatshme për çdo ndëshkim”.
Ajo tha: “Unë e dua djalin dhe do të martohem me atë. Unë nuk besoj në kastat apo fetë. Unë jam 19 vjeç dhe mund të vendos se me kë të martohem.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk u zbulua, vetëm u bë e ditur që është vajza e Muhammed Farid Ansarit, u largua nga fshati Jogiya Maran në lindje të Indisë, me të dashurin Rupesh Kumar