Gruaja nga Podujeva lind katërnjakë në QKUK
Një grua nga Podujeva ka lindur katërnjakë në Qendrën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK të mërkurën.
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se gjendja shëndetësore e nënës 26-vjeçare dhe foshnjave është e mirë.
“Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë. Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve. Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, ka njoftuar ShSKUK-ja.