Gruaja nga Prishtina rrëmbehet nga ish i dashuri, e bën për spital
Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici, se ish i dashuri i saj e ka marrë me dhunë nga banesa dhe se e keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa viktima ka marrë tretman mjekësor. “Prishtinë 02-03.05.2021 –22:00. Me datën 03.05.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.