Gruaja ngecën brenda makinës lodër
17 qershor 2019
| 10:50
Një grua ka ngecur brenda një makine lodër për gati një orë. Gruaja skoceze u fut në makinën lodër si pjesë e një shakaje me familjarët e saj. Por 34-vjeçarja, Zoe Archibald, ngeci brenda saj.
Ishte babai i saj që i erdhi në ndihmë. Ai preu makinën plastike me anë të një thike kuzhine dhe pas një ore Zoe ishte e lirë.