“Gruaja nuk i martohet në katund”, Valon Syla numëron arsyet pse të rinjtë ikin nga Kosova

09 janar 2024 | 21:38

Në “Pressing” të T7 po diskutohet për emigrimin e qytetarëve të Kosovës.

Valon Syla, gazetar ka thënë se një ndër arsyejet është edhe mungesa e privatësisë.

Ai ka thënë se “ka njerëz që kanë probleme të martohen sepse asnjë grua nuk vjen në Kosovë”.

“Është privatësia, nuk thotë ai kur t’ia bën pyetësorin pse po ikë, ai menjëherë ta qet niveli e lartë qysh i ka msu Albin Kurti. Ai nuk ka privatësi, e ka mixhën andej. Gruaja nuk i martohet në katun, ai s’mundet me thënë në pyetësor që kam probleme me i martu”, ka thënë Syla. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astrit Gashi Pak ditë para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit…