Gruaja papritur zgjohet nga koma pas 28 vjetësh
24 prill 2019
| 11:33
Një grua në Lindjen e Mesme është zgjuar papritur pasi qëndroi në koma për 28 vjet. Munira Abdulla pësoi dëmtim të rëndë të trurit në një aksident automobilistik në vitin 1991. Makina me të cilën ajo po udhëtonte drejt shtëpisë u përplas nga një autobus. Në atë kohë ajo ishte 32 vjeçe dhe me kalimin e viteve nuk kishte shenja se mund të shërohej, por tani është kthyer në vetëdije dhe gjendja e saj vazhdon të përmirësohet.