Gruaja që përpiqet të rrëzojë Erdoganin nga pushteti
Sipas traditës turke, sherret midis burrave e grave përfundojnë kur gruaja përplas shaminë në tokë.
Për këtë arsye, kandidatja për presidente, Meral Akshener, po shkon nga qyteti në qytet për të mbledhur shami, te quajtura “jemeni”, nga mbështetësit e saj.
61-vjeçarja po udhëheq atë që ajo e quan “Revolucioni i Jemenive”, një përpjekje për t’i dhënë fund agresionit në politikën turke. Nëse bëhet e vetmja që arrin të ndalë sundimin e gjatë të Erdoganit, ajo do t’i ekspozojë shamitë në Cankaya, isha pallati presidencial në Ankara.
Disa e quajnë “Gruaja e Hekurt”, por ajo pëlqen më shumë “Nënë Meral”.
“U bë shumë kohë që Turqia sundohet nga një mashkull shumë i ashpër”, tha ajo për CNN në qytetin jugor të Adanës, gjatë një fushate zgjedhore.
Disa e quajnë “Zonjën e Hekurt” të Turqisë, por të tjerë e quajnë “Asena”, një personazh mitologjik, një ujkonjë që mbante fiset turke larg rreziqeve. Por ka dhe emra të tjerë që ajo i preferon.
Tradita në Turqi është që debati mes burrit e gruas mbyllet kur gruaja hedh shaminë në tokë. Akshener po mbledh shami nga gratë gjithandej nëpër Turqi, në fushatën kundër Erdoganit.
Akshener është e vetmja kandidate femër në zgjedhjet e 24 Qershorit, por nuk i tërheq mbështetësit vetëm për faktin e të qenit grua. Kredencialet e saj konservatore dhe nacionaliste e bëjnë që të tërheqë më shumë nga mbështetësit e Erdoganit, edhe pse është e treta në sondazhe.
Kandidati kryesor i opozitës, Muharrem Ince, është në vend të dytë dhe ka nxitur bazën e qendrës së majtë. Por ai ka pak gjasa që ta ndajë votën konservatore ashtu si Aksheneri.
Aksheneri dhe revolucioni që ka përfytyruar ka tërhequr turma në të gjithë Turqinë. Gratë në Adana ofronin shamitë e tyre. Esra Demirkol, një mbështetëse e zjarrtë, e cila priti me orë të tëra për të bërë një foto, u ngjit me vrull në skenë për të përqafuar kandidaten.
Partia e Akshenerit, e quajtur “Iyi”,(Partia e Mirë), është e re në skenën politike, por Aksheneri vetë rreshtohet mes politikanëve veteranë. Ajo ka shërbyer si ministre e brendshme për tetë muaj, gjatë luftës kundër separatistëve kudër, teksa shkeljet e të drejtave të njeriut po bëheshin gjerësisht në Turqi.
Si gjithë kandidatët e opozitës, Akshener është betuar të zhbëjë ndryshimet që ka sjellë Erdogani në sistemin politik nëpërmjet referendumit të vitit të shkuar.
Ai është akuzuar për kapje pushteti nëpërmjet asaj vote, me anë të cilës kërkoi të ndryshohej sistemi parlamentar i vendit e të bëhej sistem presidencial, duke i dhënë vetes më shumë fuqi.
Vota u pa si e padrejtë, teksa qeveria burgoste disidentët dhe shtypte median e lirë, menjëherë pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Ai fitoi me një diferencë të vogël, duke sjellë ndryshime rrënjësore në sistemin e Turqisë, të cilat do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve.
“Kam luftuar kundër Erdoganit dhe sjelljes së tij përmbi gjyqësorin për tre vitet e fundit”, tha Aksheneri.
“Zgjedhjet që po afrohen tani janë ato që do Erdogani. Nuk është një sistem presidencial si në demokracitë perëndimore. Ne nuk kemi llogaridhënie”, thotë ajo.
Akshener po premton një lindje të re për vendin e saj. Logoja blu e Partisë së Mirë është e dekoruar me një diell të artë, që premton optimizëm.