
Gruaja rrah burrin në Prishtinë
21 qershor 2021
| 11:32
Një grua në Prishtinë e ka rrahur burrin e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë.
Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.
Ky nuk është rasti i parë i raportuar se një grua ka rrahur burrin e saj. Kohëve të fundit, janë shpeshtuar sulmet fizike nga gratë ndaj burrave për arsye të ndryshme.