Gruaja shet burrin online për 18 euro
07 janar 2019
| 10:52
E zhgënjyer nga bashkëjetesa, një grua 40-vjeçare vendosi ta shiste burrin e saj në Ebay, për shumën modeste prej 18 eurosh.
Çmimi ishte i negociueshëm. Kjo ndodhi në Ditën e Krishtlindjeve në Hamburg, Gjermani, siç raportohet nga “Berliner Morgenpost”, për të cilën gruaja tha se kishte marrë disa përgjigje pozitive në njoftimin e saj: “Njoftimi shkoi shumë mirë, kam pasur përgjigje shumë pozitive”, ka treguar zonja e kënaqur nga suksesi.