Gruas në Deçan i gjendet një pushkë me 14 fishekë
17 korrik 2022
| 13:00
Një gruaje në Deçan, i është gjetur një pushkë gjuetie me 14 fishekë, të shtunën rreth orës 21.
Sipas policisë, ajo nuk posedonte leje për armën. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.