
Gruas shtatzënë i hiqet tumori 15 kilogramë pas lindjes
28 dhjetor 2018
| 10:50
Mjekët italianë të spitalit San Giovanni di Dio dhe Ruggi d’Aragona në Salerno kanë bërë të mundur që një grua 38-vjeçare ta sillte në jetë fëmijën e saj. Gruaja arriti ta çojë shtatzëninë deri në fund pavarësisht se kishte një tumor prej 15 kilogramësh në bark.
Ekipi i mjekëve këtë fillimjavë fillimisht solli në jetë fëmijën, me peshë pak më shumë se tre kilogramë dhe 50 centimetra të gjatë. Më tej ata hoqën masën tumorale, duke i bërë gruas disa transfuzione gjaku.