Grubi i reagon Qeverisë së Kosovës: Vendimi për masat na befasoi, riktheni masat paraprake

23 janar 2022 | 21:34

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Kosova ka ashpërsuar masat mbrojtëse. Ndër masat e vendosura është se, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-Covid apo dy doza dhe testin PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta. Lidhur me këtë për Indeksonline është deklaruar edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

lg.php.gif

Ai tha se ky vendim i befasoi dhe nuk e kupton arsyen e një mase të tillë, pasi që gjendja me Covid-19 është e njëjtë në të dyja vendet.

“Vendimi i fundit i autoriteteve shëndetësore kosovare na befasoi dhe nuk e kuptoj arsyen për një masë të tillë, sepse situata shëndetësore është e njëjtë si në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut a po edhe në Shqipëri, ndersa OBSH dhe vendet perëndimore po shqyrtojnë largimin e kufizimeve.

Shpresoj që Qeveria e Kosovës do ta shqyrton këtë vendim gjatë javës që vjen dhe do të rikthen masat paraprake”, thotë ai.

Grubi tregon se synimi i tyre është që të largojnë kufijtë mes vendeve, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave.

“Një nga vendimet e para në të cilat kemi insistuar që të ndërmirren në qeverinë e kaluar ishte të hiqen kufizimet në kufirin me Kosovën dhe këtë e arritëm pas shumë përpjekjeve dhe takimeve me autoritetet shëndetësore në Kosovë.

Kjo i ndihmoi qytetarët nga të dy anët e kufirit dhe ka funksionuar pa asnjë pengesë.

Synimi jonë është që të largojmë kufinjtë midis nesh duke nisur nga menaxhimi i përbashkët i vendkalimeve kufitare që do të lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vendim të Qeverisë, të gjithë ata që nuk i…