Grubi: Kemi kërkuar ekspert nga vendet e BE-së për të zbuluar shkaqet e zjarrit
09 shtator 2021
| 14:19
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se qeveria ka vendosur që të kërkohet ndihmë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, për ekspert të cilët do të ndihmonin që të zbulohen sa më shpejtë shkaqet e zjarrit në spitalin Covid të Tetovës.
“Si qeveri kemi pranuar shumë telefonata dhe oferta për ndihmë nga vendet fqinje por edhe nga NATO-ja dhe vendet tjera anëtare të BE-së. Vendosëm që të pranojmë ekspert nga këto vende që të zbulojmë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit. Sot kemi dorëzuar kërkesë për ekspertët dhe është çështje e ditës se kur ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka marrë forenzika dhe MPB-ja”, ka deklaruar Grubi.