Gruda e pranon fajësinë për rastin e 2.1 milionë eurove

11 shkurt 2022 | 11:34

Në rastin e njohur si “2 milionëshi” për vjedhjen nga Thesari i Shtetit, i  akuzuari Labinot Gruda, ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat se e ka dëmtuar buxhet e Republikës së Kosovës në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.

Gruda është deklaruar fajtor për të gjitha pikat e akuzës në seancën e mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Së bashku me Grudën akuzohet edhe Kadri Shala. Avokati i këtij të fundit, Florent Latifaj, ka propozuar që të shtyhet seanca ër një datë tjetër, në mënyrë që të konsultohet me të mbrojturin e tij, meqenëse tashmë kanë ndërruar rrethanat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën vjetore të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,…