Gruda, Haxhiut: Nuk ka faj Kushtetuesja për paaftësinë tuaj
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas kritikave ndaj Gjykatës Kushtetuese nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Gruda ka thënë se Kushtetuesja nuk ka faj për paaftësinë e ministres Haxhiu për realizimin e reformave në drejtësi.
“Gjykatat Kushtetuese, institucionet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet e pavarura, sulmohen nga qeveria Kurti për një arsye themelore: për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara. Këto sulme do të ashpërsohen edhe më shumë sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që të ndërtojnë një alibi për dështimin për të përmbushur premtimet e dhëna para votuesve. Nuk ju ka faj Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër për paaftësinë e tyre për të realizuara reformat e premtuara. Për të vërtetuar këtë, vetëm merreni rastin e vetingut: Ministrisë së Drejtësisë i janë dashur dy vite kohe që t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetueses amendamentet për këtë proces, tani akuzojnë gjykatën që ka vonuar vlerësimin e saj për ato amendamente. Po këta që i vonuan 2 vjet që t’i dërgojnë në gjykata, kanë ndonjë faj, apo këta janë të pagabueshëm? Procesi i vetingut është zhbllokuar dhe ka marrë rrugë vetëm pas propozimit të PDK-së që ky proces të zhvillohej përmes një Komisionit të Veçantë në Kuvend”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.
Mosjetësimi i reformës në drejtësi, Haxhiu ia lë fajin Gjykatës Kushtetuese