Gruda i kundërpërgjigjet Sallahut: Po gënjeni publikisht
Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar zëvendësministrit ytë Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Ky i fundit ka thënë se Gruda i ka kërcënuar Donika Gërvallën e Martin Berishajn, se kur të vjen PDK-ja në pushtet nuk do të jetojnë në Kosovë.
Megjithatë, Gruda ka thënë se Sallahu po gënjen publikisht.
“Zëvendësministri i Drejtësisë gënjen publikisht, unë nuk e kam thënë këtë kurrë. E verteta është se Martini kurrë s’ka jetu në Kosovë as Donika. Këta janë turista të pushtetit. Pyetja është a ka me ik edhe Albini në Norvegji pasi që ta shkaterron Kosovën siç e ka fillu?”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.
Në konferencën e transmetuar “live”, Gruda është shprehur se “Berishaj e Gërvalla kanë nga 2-3 pasaporta, dhe kur të largohen nga pushteti nuk do të jetojnë në Kosovë”. Pra, lë të kuptohet se ata me zgjedhjen e tyre jetojnë nëpër vende të tjera, e jo që PDK-ja do t’i largojë nga Kosova.
Në anën tjetër, Gruda është shprehur se qytetarët që jetojnë këtu, do të jetojnë me pasojat që do t’i lënë Gërvalla e Martin Berishaj.