Gruda i PDK-së i thotë Albulena Haxhiut: Shpalli kapitullimin në punën e saj
Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiunë lidhje me vrasjen e Faton Hajrizit.
Gruda ka thënë se ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar që Serbia po i ndihmon në arratisjen e të burgosurve shqiptarë.
Postimi i tij i plotë:
Ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar se Serbia po ndihmon arratisjen e të burgosurve shqiptarë dhe po u garanton atyre mbrojtje në Serbi.
Në një deklaratë të vetme, ajo përmendi shumë konspiracione, ngriti shumë hipoteza dhe deklaroi prezencën e Serbisë brenda burgjeve të Kosovës.
Por, në asnjë moment nuk foli për rolin e saj si Ministre e Drejtësisë. Sjellje totalisht joprofesionale, e papërgjegjshme dhe e rrezikshme për vendin.
Populli i Kosovës nuk meriton një ministre të tillë të drejtësisë, aq më pak deklarime kaq skandaloze në momente kaq kritike.