Gruda i PDK-së: Vrasja e mësueses Godeni, alarm për shoqërinë dhe shtetin
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Gruda ka thënë se vrasja e Sadije Godenit është alarm për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.
“Vrasja e sotme makabër e mësueses Sadije Godeni në Prishtinës, është një alarm për shoqërinë dhe shtetin, sepse kjo nuk është hera e parë që ndodhë një ngjarje kaq tragjike”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.
Postimi i plotë i Grudës:
Vrasja e sotme makabër e mësueses Sadije Godeni në Prishtinës, është një alarm për shoqërinë dhe shtetin, sepse kjo nuk është hera e parë që ndodhë një ngjarje kaq tragjike.
Faktorët që kanë shkaktuar këtë krim dhe rastet e tjera të ngjashme, janë të shumtë: sistemi i edukimit, izolimi, kriza ekonomike, sistemi joefikas i drejtësisë, mungesa e shpresës dhe depresioni shoqëror në të cilin po kalojmë.
Çfarë duhet të bëjmë?
– Të përmirësojmë sistemin e edukimit, duke filluar nga tani.
– Të zbusim krizën ekonomike, menjëherë.
– Qeveria e vendit të jetë me solidare dhe më e ndjeshme me njerëzit e saj, jo të sillet më arrogancë.
– Të forcojmë sistemin e drejtësisë, duke rritur pagat jo duke i ulur ato.
– Të pranojmë debatin e vërtetë, jo të improvizojmë atë.
– Të ushqejmë më shumë shpresë dhe besim se ky vend mund të behët, jo të thellojmë ndarjet.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së mësueses Sadije!