Gruda: Komunikimi i pushtetarëve, arrogant dhe histerik

21 shtator 2022 | 22:18

Udhëheqësi i Departamentit të PDK-së për Drejtësinë në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj gjuhës që janë duke përdorur njerëzit e pushtetit kundër çdo personi që nuk është duke u pajtuar me ta.

Gruda ka thënë komunikimi që kanë njerëzit e pushtetit të sotëm me publikun është i mbushur me histeri dhe mosarsye.

“Komunikimi i pushtetarëve me publikun është kusht për një qeveri legjitime, dhe një kundërpeshë ndaj histerisë dhe mosarsyes. Komunikimi që kanë njerëzit e pushtetit të sotëm me publikun është i mbushur me histeri dhe mosarsye. Arroganca, gënjeshtrat, denigrimet dhe fyrjet janë bërë rendi ditës”.

“Në fakt, krejt çka duhet bërë për të ekspozuar këtë kastë të pa parë pushtetarësh që fyejn këdo që nuk pajtohet me mendimet e tyre, është t’i nxjerrim në hapësirën publike të debatit, t’u jepni fjalën sa më shpesh, t’i ftojmë të flasin, pastaj gjithçka tjetër e thonë vetë ata”, ka shkruar Gruda në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fadil Maloku 1. Gjuha e urrejtjes, në jetën publike…